Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale amerikane që u mbajtën në nëntor.
Kremlini tha të martën se Presidenti Putin i uroi presidentit Biden “çdo sukses” dhe shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të “ndihmojnë për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota”
Udhëheqësi rus shtoi se ai ishte “i gatshëm për bashkëveprim dhe kontakt” me zotin Biden.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje