Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga një traktat historik i kontrollit të armëve bërthamore.
Në një fjalim të mbajtur ditën e sotme, Vladimir Putin tha se do të pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e ri START.
Duke iu përgjigjur lajmit, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se një botë pa kontroll të armëve bërthamore është një botë shumë më e rrezikshme, e paqëndrueshme dhe me pasoja potencialisht katastrofike.
“Duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur këtë rezultat, duke përfshirë një kthim të menjëhershëm në dialog”.
Qeveria britanike më herët i kërkoi Putinit të kthehej në atë që e quajti vendimin e tij “të nxituar”, ndërsa SHBA tha se ishte “thellësisht fatkeq dhe i papërgjegjshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje