Anatoli Chubais këshilltar i Putinit dhe i konsideruar si një nga arkitektët kryesorë të reformave ekonomike të nisura nga Boris Yeltsin të viteve 1990 ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe është arratisur nga Rusia.
Shkak i këtij vendimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters është bërë lufta në Ukrainë. Chubais, që prej 2020-s ishte si i dërguar special i Vladimir Putinit në një sërë organizatash ndërkombëtare ekonomike e financiare, thuhet se e ka kundërshtuar këtë luftë.
Ai bëhet zyrtari i parë dhe më i larti në Kremlin që ‘dezerton’ Vladimir Putinin.
Reuters thotë se ka kontaktuar me të përmes telefonit, por ai nuk i ka sqaruar se përse ishte dorëhequr dhe as vendndodhjen.
Ndërkohë, Presidenti i SHBA Joe Biden viziton Europën këtë të mërkurë për një samit urgjent të NATO-s për Ukrainën, që mbahet në Bruksel ditën e enjte.
Katër javë pas një lufte që ka dëbuar një të katërtën e 44 milionë njerëzve të Ukrainës nga shtëpitë e tyre, Rusia nuk ka arritur të pushtojë një qytet të vetëm të madh ukrainas, ndërsa sanksionet perëndimore e kanë përjashtuar atë nga ekonomia botërore.
Moska thotë se qëllimi i saj është të çarmatosë fqinjin e saj dhe “operacioni i saj special ushtarak” do të planifikojë. Ajo mohon të ketë shënjestruar civilët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje