Politike

Pyetjet e Kim për kandidatët e 6 marsit, Meta: Qytetarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen

I pyetur nëse kishte ndonjë koment mbi pyetjet që shtroi pak ditë më parë Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndaj kandidatëve për gjashtë bashkitë se çfarë u premtojnë qytetarëve kur mbështeten nga persona “non grata”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se qytetarët duhet të zgjedhin vetë për të ardhmen e tyre.  

“Unë jam i bindur që qytetarët e Durrësit, por edhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lire kandidatët më me integritet që garantojnë përkushtim ndaj komunitetit për të përmirësuar qeverisjen vendore. U takon vetëm qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre dhe ajo që ne të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më demokratik, ballafaqim idesh dhe programesh dhe në fund të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet”, tha Meta në Durrës.

I pyetur për hetimin e inceneratorëve, Kreu i Shtetit u shpreh se i takon drejtësisë që të vendosë për këtë çështje.

“Është përgjegjësia e institucioneve të drejtësisë që të flasin për këtë çështje mbi bazën e fakteve dhe provave për të rritur besimin dhe për të parandaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetareve dhe financave publike dhe për këtë kërkohet sa më shumë efektivitet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë