Lajme

Qarkullimi, Lleshaj: Kontribuoni për më pak gjoba e më shumë qytetari

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se duhet të ndodhin ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si kontrollohen makinat në qarkullimin rrugor, pasi sipas tij po tregohet një nivel shumë i ulët i njohjes së respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

“Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj. Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës. Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona,” shkruan ai.

Sipas tij, gjobat janë një lajm i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë