Rend dhe Ligj

Qarkullonin me armë në makinë dhe s’ju bindën policisë, një i ri në pranga, shoferi në kërkim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri në mjet, ndërkohë që në kërkim është shpallur shoferi.

Siç njofton policia, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh.

Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin J. Xh., 31 vjeç, banues në Elbasan, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit, shtetasin E. K. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë