Ka ndodhur

Qarkullonin me armë zjarri në makinë, në pranga tre persona

Tre persona në Durrës janë arrestuar, pasi u kapën duke qarkulluar me armë. Policia ndaloi për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës dhe gjatë kontrollit, gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Për pasojë, në flagrancë u arrestuan personat që ndodheshin në automjet, 32-vjeçari Edmond Xhafa, 26-vjeçari Erjon Dosku, dhe Ilir Disha, 48 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë