Rend dhe Ligj

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Policia thotë se ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Në pranga ka përfunduar Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë