Gazeta Si – Eurodeputeti belg Marc Tarabella u arrestua si pjesë e hetimit të çështjes “Qatar-gate”.
Ai ishte thirrur për t’u marrë në pyetje mëngjesin e kësaj të premteje nga gjyqtari hetues, Michel Claisee.
Tarabella u mor nga policia nga shtëpia e tij në orën 6 të mëngjesit të sotëm, duke iu hequr imuniteti i deputetit, ndërsa e njëjta masë u miratua edhe ndaj deputetit italian Andrea Cozzolino.
Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë federale në Bruksel, duke saktësuar se Tarabella aktualisht po merret në pyetje në paraburgim.
Në fund, gjykatësi do të vendos nëse do ta konfirmojë masën e sigurisë për paraburgimin.
Politikani belg ishte ishte marrë si i dyshuar në hetimin nga deklaratat e ish-deputetit italian, Antonio Panzeri, i cili ndodhet tashmë në burg, pasi kishte negociuar dënimin me një vit.
Akuza është se ai ka marrë para nga qeveritë e Katarit dhe Marokut për të ndikuar në politikën evropiane, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.
Tarabella dyshohet se ka marrë, sipas deklaratave të Panzerit, njëqind mijë euro për të zbutur publikisht qëndrimet e tij ndaj Katarit dhe organizimit të Kupës së Botës 2022 nga Emiratet.
Më 11 dhjetor, shtëpia e tij u bastis nga hetuesit; asnjë konfiskim nuk ishte kryer në atë rast. Megjithatë, sot në mëngjes, u kryen kontrolle në një bankë në Lièzh ku eurodeputeti ka një kasafortë.
Delphine Colard, zëvendës-zëdhënëse e Parlamentit Evropian, tha: “Ne kurrë nuk komentojmë mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Parlamenti gjithmonë bashkëpunon plotësisht me autoritetet”.
Në burg për këtë çështje, ende në pritje të gjykimit nga drejtësia belge, është edhe ish-zvpresidentja e Komisionit Europian, Eva Kaili dhe 3 persona të tjerë.
Ish eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri, i cili konsiderohet si strumbullari i praktikave të ryshfetit të supozuar të Katarit dhe Marokut, është paraqitur si një dëshmitar kyç i skandalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje