Bota

‘Qatar-gate’, eurodeputetja Eva Kaili lirohet nga burgu pas më shumë se 4 muajsh

Gazeta Si – E arrestuar në 9 dhjetor 2022 si pjesë e hetimit të ‘Qatar-gate’, ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili u lirua pas më shumë se katër muaj burg.

Drejtësia belge ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për eurodeputeten greke me detyrimin për të mbajtur byzylyk elektronik për të qenë në çdo moment nën kontroll.

“Një vendim logjik që e kemi pritur shumë gjatë”, ka komentuar avokati Sven Mary.

Eurodeputetja greke ishte e mbyllur në burgun Haren, jashtë Brukselit, që nga 9 dhjetori i kaluar, kur u arrestua si pjesë e hetimit që çoi edhe 5 persona të tjerë në qeli atë ditë, përfshirë partnerin e saj, Francesco Giorgi, një zyrtar i Asamblesë, dhe babait të saj Alexandros, me akuza për komplot kriminal, korrupsion dhe pastrim parash si pjesë e hetimit të “Qatargate”.

“Eva Kalii del nga burgu me kokën lart dhe me dinjitet. Aj nuk ka pranuar krimet që nuk i ka kryer. Ajo do të luftojë për pafajësinë e tij deri në fund”, thotë avokati i saj grek, Michalis Dimitrakopoulos.

“Arresti shtëpiak” për Kailin vjen pasi e njëjta masë u dha të martën edhe për Marc Tarabella, eurodeputeti italo-belg i arrestuar, pasi asambleja kishte hequr imunitetin parlamentar ndaj tij dhe gjithashtu ndaj ish-deputetit të PD-së Andrea Cozzolino, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” në Napoli, duke pritur që Gjykata e Apelit të vendosë më 8 maj nëse do ta dorëzojë atë para drejtësisë në Bruksel.

Pra, Eva Kaili ishte e vetmja që mbeti në qeli. Më parë ishte liruar nga burgu edhe partneri Giorgi, babai i vajzës së tyre dyvjeçare, i cili megjithatë kishte bërë disa pranime për origjinën e shumës në para cash (mbi një milion euro) e gjetur më 9 dhjetor, e fundit pjesërisht në shtëpi në një lagje banimi të Brukselit dhe pjesërisht (600,000 euro) në valixhen që mbante Alexandros Kaili kur u ndalua nga policia në dalje të Sophitel në kryeqytetin belg.

Babai i Eva Kailit u arrestua, por u lirua menjëherë nga burgu kur hetuesit kuptuan se ai nuk ishte i përfshirë në rrjetin e parave që nisi nga manovrat e ish eurodeputetit Antonio Panzeri, i konsideruar si strumbullar dhe truri i korrupsionit në favor të Marokut, Katarit dhe Mauritania.

Shuma e parave cash, të cilat sipas gjyqtarit hetues Michel Claise, i cili nënshkroi urdhrat e arrestit, kalonin përmes OJQ-së së Panzerit, “Fight Impunity” dhe u përdorën për të përkulur vendimet politike të Parlamentit Evropian në favor të tre shteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë