Gazeta Si – Pasditen e kësaj të premteje, ish-zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Eva Kaili ka mundur të përqafojë sërish vajzën e saj gati dyvjeçare pas thuajse një muaji.
Vogëlushja ka ecur duke mbajtur për dore gjyshin e saj Aleksandros dhe taksistin që i shoqëronte para burgut të Harenit në kryeqytetin belg.
Babai i Kailit, 63 vjeç, hyri në burgun i cili ndodhet rreth 10 kilometra në verilindje të Brukselit.
Burri kishte veshur një xhaketë të errët dhe me kapuç në kokë. Mediat belge raportojnë se takimi zgjati tre orë, ashtu siç lejohet nga autoritetet gjyqësore lokale.
Për herë të parë pas 28 ditësh, kohë tmerrësisht e pafund për një nënë, politikania greke mundi të kalojë tre orë me vajzën e saj 22 muajshe në burgun e Harenit.
Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, akuzohet për organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash në hetimin për “ndërhyrjet politike” të supozuara të organizuara për një tarifë nga Antonio Panzeri pas OJQ-së “Fight Impunity” në emër të Marokut dhe Katarit.
Vogëlushja u shoqërua nga gjyshi i saj, i cili u arrestua dhe u lirua menjëherë pasi u ndalua me një valixhe me 600 mijë euro cash. Që atëherë, ai dhe gruaja e tij janë kujdesur për të miturën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje