Ka ndodhur

Qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, arrestohet 34-vjeçari në Berat

Gazeta Si – Një 34-vjeçar në Lapardha të Beratit është arrestuar, pasi qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 në një rrugë të fshatit Lapardha, teksa 34-vjeçari me iniciale H.D. ka qenë në automjetin e tij.

Policia, pas informacionit që mori, bëri të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, person me precedent penal.

Për të njëjtën ngjarje u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një 34-vjeçar me iniciale E.S., i cili dyshohet se ka shoqëruar në automjet të arrestuarin dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë