Ka ndodhur

Qëlloi me armë drejt autorëve që i vranë shokun, arrestohet i riu në Vlorë

Gazeta Si – Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi gjykata e ka dënuar me burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Në 15 mars të vitit 2021, në lagjen “Bashkimi”, Sali Zenelaj ishte dëshmitar i vrasjes së mikut të tij. Ai qëlloi me armë drejt autorëve që u larguan me makinë nga vendngjarje.

Pas hetimeve, 32-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg për për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

32-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Hajnajt, Hans Jonuzajt e Skerdjan Gabranit, pasi këta të fundit i ekzekutuan shokun e tij Tauland Beqirajn në Vlorë në 3 mars të vitit 2021.

Elton Hajnaj është shpallur fajtor për vrasjen e Taulant Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 mars 2021 në rrugën Transballkanike të Vlorës.

Trupi gjykues dha 21 vite burgim, por përmes gjykimit të shkurtuar shkon në 19 vite. Dënimi është dhënë në mungesë, pasi që prej datës 10 marsit të vitit të shkuar, Hajnaj vijon të jetë në kërkim policor.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani, që gjenden pas hekurave, u dënuan përkatësisht me 4 dhe 6 vite burgim, por që do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar me uljen e 1/3 Së dënimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë