Politike

Qëndrimet e SHBA cënojnë demokracinë e Shqipërisë? Yuri Kim: E gabuar dhe ofenduese! Gabon kush e vendos Amerikën kundër popullit shqiptar

Thuaje dy orë pas mbërritjes në Tiranë nga SHBA-të, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvillur një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e saj, Lulzim Basha. Pas rreth 30 minuta takim, ajo tha për mediat se ka informuar shefat e saj në Uashington për situatën në Shqipëri.

“Besoj se ishte tejet e rëndësishe që sapo të vija të ndaja me PD atë që kam komunikuar dhe biseduar me drejtuesit e mi në SHBA”, – tha ajo, duke theksuar se Ushingtoni mbetet i angazhuar për të punuar ngushtë me PD.

Sipas Yuri Kim, disa raporte tregojnë se ka pasur një tentativë kundër stabilitetit të vendit për sa i përket rasteve të korrupsionit, por ambasadorja ka theksuar se kjo është një lëvizje e gabuar dhe ofenduese, pasi SHBA-të janë gjithmonë përkrah Shqipërisë.

“Kam parë disa raporte shqetësuese, se ajo që ka ndodhur për raste madhore korrupsioni, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të vendit. Është e gabuar dhe ofenduese. Do të kujtojmë të gjithë, se në 6 maj 1920, kur bota donte të shuhej Shqipëria, ishte presidenti Wilson që tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë dhe do qëndrojë e fortë”, – ishte komenti i saj.

Kim nënvizoi se qeveria amerikane ka pasur një marrëdhënie të fortë me PD dhe shprehu gatismërinë që SHBA-të duan të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet sërish.

“Demokracia përkufizohet nga të pasurit të një partie opozitare të fortë. PD është në një pozicion të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit, jemi të gatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rangut dhe posteve”.

Kim shtoi se ata që synojnë të “vendosin Amerikën kundër popullit shqiptar, e kanë shumë gabim”, duke specifikuar se “edhe populli shqiptar e di që është gabim. Pozita jonë, përsa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar. Pozita jonë kundrejt PD-së nuk do të ndryshojë. Mbetet shumë punë për të bërë në javët në vazhdim”.

Ambasadorja inkurajoi rikthimin e PD në Kuvend pas dy vjetësh, “është thelbësore që PD është kthyer në Parlament me forca të plota”.

Sipas saj, “ka punë që duhen bërë sa i takon reformës territoriale dhe luftës anti-korrupsion dhe e gjitha kjo kërkon një PD të bashkuar dhe që të ecë para.  Ne presim që të ecim para me PD dhe me popullin shqiptar drejt së ardhmes”, – vijoi Yuri Kim.

Ky është takimi i parë i ambasadores amerikane në Tiranë me kreun demokrat Basha, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, liderin historik të saj Sali Berishën, me kërkesë e ambasadores Kim pas shpalljes “non grata” nga DASH.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë