Politike

Qëndrimi për Rusinë, Nishani: Rama, kërcënim për interesin tonë kombëtar

Ish-Presidenti Bujar Nishani akuzon Kryeministrin Edi Rama për qëndrime në një linjë me Rusinë me qëndrimin e shprehur një ditë më parë, ku Rama tha se “Shqipëria nuk ka kurrfarë problemi me Rusinë”.

“Kryeministri i një vendi në rajonin e Ballkanit, ku Rusia të paktën në dy raste (Kosova dhe Mali i Zi) është investuar hapur në thyerje të ligjit ndërkombëtar dhe kërcënimit serioz ndaj paqes e stabilitetit. Kryeministri i një vendi, aktualisht anëtar jo i përherëshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, ku deklarata e Ambasadorit të vendit (në emër të Qeverisë) ishte krejt ndryshe nga sa deklaron sot Kryeministri. Kë duhet të besojmë, deklaratën e qeverisë në KS të OKB në linjën e Perëndimit apo deklaratën e sotme të Kryeministrit në linjë me Rusinë?”, shkruan Nishani.

Nishani thotë se me këto qëndrime, Rama është kërcënim për interesin kombëtar të shqiptarëve.

“Një elifmatrak edhe mund të pyesë e të përpiqet të mësojë pak, por ky kryeministër ka qasje tjetër përmbajtësore në raport me interesin kombëtar të shqiptarëve dhe garancitë ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë. Deri në sekondën e fundit që do të jetë i ulur në atë karrige ai mbetet një potencial i lartë rreziku”, vijon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë