Sport

Qerimaj zhgënjen në shtytje, shpreson ende për medalje

Gazeta Si – Erkand Qerimaj bëri sot garën e tij në Europianin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Tiranë. Shkodrani garoi në baterinë B të peshës deri në 73 kilogramë.

Ai nuk mundi të arrijë rezultat në dygarësh, sepse dështoi në stilin e shtytjes. Qerimaj tentoi të arrinte maksimumin, edhe pse në baterinë B.

Erkand Qerimaj. Gazeta Si, 31 maj 2022

Peshëngritësi ynë kaloi me sukses vetëm një provë. Në shkëputje ngriti 150 kilogramë. Në shtytje dështoi në dy prova për të ngritur 174 kilogramë, kurse të tretën nuk e bëri fare.

Tani Erkand Qerimaj duhet të presë edhe rezulatet e baterisë A, duke shpresuar për medalje. Në baterinë A kujtojmë që garon peshëngritësi ynë më i mirë, Briken Calja. Kjo bateri garon në orën 20:00.

Gara e Qerimajt ishte larg pritshmërive, ndërsa Calja pritet t’i sjellë të tjera medalje Shqipërisë, pas atyre të Evangjeli Velit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë