Politike

Qeveri-Universitete, zotim për ngritjen e një komiteti të përbashkët për arsimin e lartë

Një prej premtimeve elektorale të Edi Ramës për zgjedhjet e 25 prillit ishte ajo e ofrimit të diplomave europiane për të rinjtë nga universitetet shqiptare.

Kreu i Qeverisë thotë se puna për realizimin e këtij objektivi në mandatin e tretë do të nisë me krijimin e një komiteti të përbashkët mes Qeverisë dhe universiteteve të vendit.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë”, tha Rama.

Në një takim me rektorët e universiteve, Rama u premtoi atyre bashkëpunim të ngushtë.

“Drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, thotë Kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë