Bota

Qeveria amerikane nxjerr sasinë rekord të naftës rezervë në treg, për të stabilizuar çmimet e larta

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që të njoftojë më vonë gjatë së enjtes lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së, 180 mln fuçi në total. Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, një milion fuçi do të lëshohen në treg në ditë nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm. Administrata Biden shpreson qe më këtë masë të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pas daljes së lajmit se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara.

SHBA-ja konsumon rreth 20 mln fuçi naftë në ditë, sa 1/5 e kërkesës botërore të lëndës. Më vonë qeveria do të blejë përsëri naftë që të mbushë rezervën me çmim, 80 dollarë për fuçi./FT


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë