Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për dialogun me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se ky projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim.
“Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Po ashtu, ligji rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror”, është shprehur Haradinaj gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës.
Institucionet e Kosovës po i bëjnë përgatitjet për fazën finale të bisedimeve me Serbinë, në kuadër të dialogut që po lehtësohet nga Bashkimi Europian në Bruksel.
Përderisa qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën të bëhet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend prej orës 10:00 për dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë e konfirmoi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje