Bota

Qeveria e Spanjës: 250 euro në muaj për të rinjtë që të lënë shtëpitë e prindërve

“Spanjollëve të moshës 18-35 vjeç duhet t’u ofrohet një bonus mujor për t’i ndihmuar ata të lënë shtëpinë e prindërve të tyre dhe të paguajnë qiranë”, ka propozuar kryeministri Pedro Sánchez.

Bonusi prej 250 € do të jepet deri në dy vjet dhe është pjesë e një pakete më të gjerë strehimi.

Një projektligj për qiranë gjithashtu do të vendosi kufijtë për çmimet e qirasë për pronarët e mëdhenj të pronave, veçanërisht në zonat ku qiraja është rritur vitet e fundit.

Në disa zona, të tilla si qytetet e mëdha të Madridit dhe Barcelonës, qiratë kanë qenë në rritje ndërsa të ardhurat kanë rënë me mbi 7% në vetëm një vit për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas planeve të kryeministrit, shpërblimi për të rinjtë do të kalojë nga autoritetet rajonale autonome të Spanjës tek personat nën 35 vjeç, të cilët fitojnë më pak se 23,725 € në vit. Ata do të vendosnin nëse do të shpërndahej për person ose për shtëpi me qira.

Synimi është që të rinjtë që lëvizin nga shtëpitë e prindërve të tyre, ta kenë më të lehtë të nisin një jetë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë