Ne rrjet

Qeveria italiane ndalon përdorimin e anglishtes në komunikimin zyrtar

Italianët do të duhet të paguajnë një gjobë të madhe deri në 100,000 euro nëse përdorin anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër të huaj gjatë komunikimit të tyre zyrtar.

Përdorimi i anglishtes ose i ndonjë gjuhe tjetër të huaj nga qytetarët në Itali për komunikim formal së shpejti do të sjellë dënime të rënda, sipas CNN. Partia e kryeministres Giorgia Meloni ka prezantuar legjislacionin e ri i cili propozon gjobë deri në 100 mijë euro për përdorimin e çdo gjuhe të huaj, veçanërisht anglishten, në komunikimin zyrtar.

Në Dhomën e Deputetëve të Italisë, politikani Fabio Rampelli prezantoi legjislacionin i cili u mbështet nga Kryeministrja. Ndërsa legjislacioni është për çdo gjuhë të huaj, veçanërisht përmendet “Anglomania” ose përdorimin e fjalëve angleze, për të cilat drafti thekson se “e poshtëron” gjuhën italiane, duke shtuar se është edhe më keq sepse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE.

Subjektet e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës.

“Nuk është vetëm një çështje mode, pasi moda kalon, por Anglomania ka pasoja për shoqërinë në tërësi”, thuhet në projektligj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë