Qeveria ka shkurtuar me rreth 1.5 miliard lek fondin e vendosur në dispozicion për financimin e rindërtimit të banesave individuale të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas vendimit të miratuar në fillim të marsit, para se vendi të prekej nga pandemia e koronavirusit dhe qytetarët të izoloheshin nëpër banesa, shuma e vendosur në dispozicion nga Qeveria për nisjen e projekteve të rindërtimit në zonat rurale ishte rreth 8.7 miliardë lek. Por, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Qeveria e ka reduktuar këtë shumë në rreth 7.2 miliardë lek.
Në vendimin fillestar shuma do të shpërndahej sipas programit të rindërtimit për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, përkatësisht rreth 6.5 miliardë lek dhe Bashkisë së Tiranës rreth 2.2 miliardë lek.
Pas ndryshimit të vendimit, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si përgjegjës për zbatimin e projekteve të rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti, me përjashtim të Bashkisë së Tiranës do t’i kalojnë rreth 5.4 miliardë lekë, ndërsa Bashkia Tiranë rreth 1.8 miliardë lek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje