Politike

Qeveria zgjat me 6 muaj lejet e qëndrimit për afganët

Këtë të enjte përfundoi leje e qëndrimit si azilantë në Shqipëri për shtetasit afganë që u tërhoqën në vendin tonë pas marrjes së Kabulit nga talebanët.

Shqipëria shprehu gatishmërinë që të strehojë deri në 4 mijë refugjatë afganë përkohësisht derisa ata të tërhiqeshin nga SHBA, Kanadaja dhe vende të tjera të Perëndimit.

Por, kur ka kaluar një vit nga miratimi i VKM-së që i hapi rrugën strehimit të tyre në vendin tonë, në Shqipëri ka ende refugjatë afganë që janë të pasigurtë për të ardhmen e tyre.

Atyre, sipas VKM-së së vitit të kaluar u ka përfunduar leja e qëndrimit sot dhe po sot, Qeveria vendosi që ta zgjasë atë me 6 muaj të tjerë.

“Pas pikës 2, të vendimit nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: 2/1. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”, thuhet në vendimin e marrë nga Qeveria në mbledhjen e kësaj të enjteje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë