Të paktën tre kompani të mëdha ajrore kanë deklaruar se kanë anuluar me dhjetra fluturime, për shkak të mungesës së personelit për aryse që lidhen me pandeminë e Covid-it.
Kompania gjermane “Lufthansa” ka anuluar disa fluturime transatlantike gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sepse ka pasur një shtim masiv të mungesave të personelit, kryesisht pilotëve, për arsye shëndetësore. Pasagjerët në këtë rast janë spostuar në fluturime të tjera.

Edhe kompanitë amerikane “Delta Air Lines” dhe “United Airlines” kanë njoftuar se u është dashur të anulojnë shumë fluturime në prag të festave për të njëjtën arsye. Një situatë kjo që lidhet direkt me përhapjen e variantit Omicron. “United” ka anuluar 169 fluturime, kurse “Delta” 127 fluturime, siç bën me dije “FlightAware”.
Anulimi i fluturimeve vjen në një moment, kur numri i infektimeve është rritur nga variant i ri, çka ka bërë që të reduktohen së fundi edhe personelet e spitaleve, departamenteve të policisë, supermarketeve etj. Për të përballuar situatën me mungesën e personelit, vende si Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë reduktuar zgjatjen e karantinës, duke i lejuar personat të kthehen në punë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje