Një episod tjetër racizmi në futboll u shfaq në Spanjë, gjatë ndeshjes mes Kadizit dhe Valencias, e ndërprerë në momentin kur rezultati ishte 1-1. Lojtarët e skuadrës mike braktisën fushën, pasi ndaj mbrojtësit Diakhabi pati fyerje raciste nga kundërshtari. Një rast i ngjashëm me atë të PSG-Bashakshehir në Ligën e Kampionëve.
Kala, futbollisti i Kadizit që i dha avantazhin skuadrës së tij, iu drejtua mbrojtësit të Valencias me fyerje raciste (zezak mu**). Në atë moment pati një rrëmujë mes futbollistëve në fushë, derisa ata të Valencias vendosën të linin fushën e lojës në mbështetje të plotë të shokut të tyre.

Pas një dyluftimi në zonën e rreptësisë, Kala dhe Diakhabi u kapën me njërin-tjetrin me fjalë në distancë. Lojtari i Valencias nuk u interesua më për aksionin dhe iu afrua kundërshtarit, duke reaguar pas fyerjeve të tij. Valencia braktisi fushën, për t’u kthyer pas 10 minutash, por pa Diakhabi, i cili u zëvendësua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje