Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa foto nga sulmet ruse, ku pretendohet se është goditur edhe shtëpia shtetërore e Presidentit Zelensky.
Sipas zëdhënësit të tij, Sergii Nykyforov, një fragment i dyshuar rakete ka rënë në shtëpinë e presidentit Zelensky (shtëpia e dytë) në Kiev.
Nykyforov postoi dy fotografi që supozohet se tregojnë copat e raketës në oborrin e shtëpisë në Koncha-Zaspa, në jug të Kievit.
Zëdhënësi tha se presidenti ka reaguar duke thënë: “Ka humbur”.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se 47 persona janë vrarë pas një sulmi ajror rus në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv.
“Më 3 mars, 47 persona (38 burra dhe 9 gra) u vranë nga një sulm ajror rus në një zonë të banuar në Çernihiv”, thanë autoritetet lokale në Facebook.
Që kur nisi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një javë më parë, Rusia ka thënë se nuk synon zonat civile megjithëse ka pasur shumë raportime për viktima në mesin e civilëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje