Bota

Raketat vrasin 22 civilë në Vinnytsia, rusët ‘rikthehen’ në Ishullin e Gjarpërinjve

Gazeta Si – Të paktën 22 të vdekur, duke përfshirë një fëmijë të vogël dhe 6 të plagosur është bilanci – ende i përkohshëm – i sulmit me raketa ruse në qytetin qendror të Ukrainës Vinnytsia.

Kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës Ihor Klymenko konfirmoi sulmin rus në Vinnytsia, duke raportuar në Telegram se “një ndërtesë me zyra, shtëpi oficerësh dhe, shtëpi civile u goditën. U lëshuan tre raketa. Sipas të dhënave fillestare, bilanci është 22 të vdekur, mes të cilëve një fëmijë i vogël dhe gjashtë të plagosur. Si pasojë e sulmit ka shpërthyer zjarri, i cili është përhapur edhe në parking, duke i vënë flakën rreth 50 makinave. Brigada po punon në vendngjarje”.

Presidenti Zelenskij raporton gjithashtu në Telegram sulmin në Vinnytsia, “në qendër të qytetit”, ku “ka të vdekur dhe të plagosur, mes tyre një fëmijë i vogël”, duke shtuar: “Rusia çdo ditë shkatërron popullsinë civile, vret fëmijë ukrainas, lëshon raketa në objektiva civile. Aty ku nuk ka asgjë ushtarake. Për çfarë bëhet fjalë, nëse jo një akt i dukshëm terrorist. Çnjerëzore! Një vend vrasës. Një vend terrorist”.

Ndërkohë, forcat ruse bënë një përpjekje të re gjatë natës për të sulmuar Ishullin strategjik të Gjarpërinjve në Detin e Zi.

Por bombat e hedhura nga avionët ranë në det. Rrethana raportohet nga një përditësim i komandës operacionale jugore të Ukrainës.

Këshilltari presidencial ukrainas, Anton Herashchenko, më pas shpjegoi se sulmi u krye nga “një njësi luftarakë Su-27”.

Disa ditë më parë, Rusia u largua nga ishulli i Gjarpërinjve në një lëvizje që e quajti si vullnet të mirë për të mos i lënë justifikim Ukrainës për bllokimin e eksportit të drithërave.

Ndërkohë që Kievi zyrtar deklaroi se rusët u larguan vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë