Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ndodhej këtë të enjte në Kamëz për të kërkuar votën për kandidatin Rakip Suli në zgjedhjet vendore, tha se 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen.
Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te transformimi historik që sipas tij Rakip Suli ka bërë për Kamzën në këto 4 vite.
“Unë votoj në Tiranë, jo në Kamëz, jam votues në Tironë, por dua të them disa gjëra që janë shumë të rëndësishme jo për ju, as për ata që ndryshimin e Kamzës e kanë prekur çdo ditë, por për shumë të tjerë që është provuar se në bashkinë e Kamzës që është vlera e votës, ju e dini se Kamza është drejtuar nga të tjerët që nga viti 1992 kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste vendore deri në 2019 kur bashkia Kamëz nuk pati garë sepse ata u tërhoqën dhe filluam ta drejtojmë ne me Rakipin.
Bashkia Kamëz filloi të drejtohet nga Rakipi me mbështetjen tonë, duke bërë faktikisht një transformim për Kamzën që nuk kishte ndodhur në gjitha vitet e tjera të marra sëbashku.
Një transformim se si kjo bashkësi e madhe njerëzish e ardhur nga të gjitha anët, trajtohet në radhë të parë, me respekt, me dashuri dhe me shumë durim për të pasur vëmendjen te çdo familje, te çdo derë”, tha ai.
Rama shtoi se qytetarët e kanë parë vetë ndryshimin rrënjësor që nga infrastrukturat arsimore e deri te hapësirat argëtuese për fëmijët.
“Ka qenë e pamundur sepse politika e përçarjes dhe urrejtjes, i gjithë sulmi propagandistik edhe kundër meje duke thënë që Edi Rama nuk ju do, e bënin shumë të vështirë t’i mendonin gjërat pa tifozllik, pa ngjyra dhe ky moment erdhi dhe fati e deshi që ata që Kamzën e mbajtën për fyti të dilnin nga rruga normale e marrëdhënies me qytetarët dhe të braktisnin procesin zgjedhor.
Dhe, në atë moment ndodhi ajo gjëja që sot na ka dhënë mundësinë që Kamza të flasë vetë si pasqyra domethënëse e një ndryshimi historik. Kështu ndodh kur ne drejtojmë bashkitë sepse ne kemi një tjetër vizion, qasje për atë që është qeverisja vendore. Dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe sepse kjo është një provë e stërdhënë në shumë e shumë vite, edhe në Tropojë deri në vitin 2019 ne kurrë nuk e kemi patur drejtimin e bashkisë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje