Kryeministri Edi Rama shfaqi pakënaqësi të hapur gjatë gjithë fjalës së tij brenda dhe jashtë Kuvendit (kur u pyet nga media) për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Meta po sillej më keq se Berisha dikur. Ai hodhi akuza të forta në drejtim të Metës kur tha se ky i fundit po kontakton me trafikantët që i prek OFL-ja.
“Ca kërkoni nga PS shërbëtoren tuaj apo të asaj që janë jashtë jemi këtu për ata që na kanë zgjedhur dhe për t’i shërbyer këtij vendi dhe e dini pse do vazhdojmë ta udhëheqim këtë vend, jo se jemi pa gabime apo të rënë nga qielli, por sepse ky popull nuk është budalla. Dhe ata që flasin në emër të popullit, qoftë përfaqësues i lartë apo i verbër në rrjetet sociale, është i destinuar që nga ky popull të marrë dënimin. Ua kam thënë opozitës dhe po ua them dhe ju. Nuk merrni vota ju as me lista të hapura e as të shqyera se ju e dini popullin budalla, për aq kohë ju s’keni shans që të konkurroni PS. Listat janë të hapura, nuk kemi shpikur asnjë model.
Do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive me koalicione, ku votat i merr njëri dhe ia kalon tjetri pa pikë turpi dhe kushto që hyn në listë mund të zgjidhet, por duhet të marrë votat. Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe çdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë.
SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T’i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar”, tha Rama.
Menjëherë reagoi edhe Meta përmes faqes së tij në Facebook.
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. Mos guxo të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për çfarë miqsh bëhet fjala”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje