Politike

Rama, bisedë telefonike me Gjiknurin: Ta bëjmë tërmet Vlorën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një bisedë telefonike me koordinatorin politik të Vlorës, Damian Gjiknuri, duke huazuar gjatë bisedës fjalën “tërmet”, të dëgjuar prej ish-ministrit në përgjimet e dosjes së Dibrës.

Rama ka një interesim thumbues për Presidentin Ilir Meta ndërsa hedh ndonjë shpotitje edhe për Bujar Leskajn

Biseda mes Ramës dhe Gjiknurit:

Rama: Ça bëhet Damian?

Gjiknuri: Po mirë mo ja punë, fushatë, takime.

Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Gjiknuri: Vallaj kam qejf të bëhet fitorja e duhur e ta them edhe një herë atë fjalë tërmet se aty e ka lezetin.

Rama: Si shkon andej puna?

Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë, takime me intensitet njerëzit kanë interes për fushatat. Ka edhe problematika. E rëndësishme është që ka pasur fushatë të qetë s’ka pretendime nga pala tjetër

Rama: Ca pretendimesh ?

Gjiknuri: Po qetë ka qenë

Rama: Leskua ç’bën Leskua

Gjiknuri: Po mirë atë punën e tij secili bën punën e tij me elektoratin e tij

Rama: Po ky ka ardhur këtej këto ditë?

Gjiknuri: Kush presidenti?

Rama: Eeee Presidenti i futbollit

Gjiknuri: Po presidenti vjen se presidenti atë punë, vjen i maskuar, ka atë mënyrën e tij nuk del në tribunë, por punon pas dyerve.

Rama: Me OFL apo kap ca të kapësh ku të dali…(qesh) O Zot o Zot.

Gjiknuri: LSI këtu sikur e ka humbur toruan, nuk sheh përfaqësi në Vlorë, nuk e gjejnë veten.

Rama: Po me komunitetin çam po ecin kontaktet? Gjithçka mirë?

Gjiknuri: Mirë, e mirëpresin lëvizjen tonë që PS me ne fund ka vënë një kandidaturë çame që është te rrezja e fitores e ata do kenë shans për përfaqësim

Rama: Jo kandidaturë çame por goxha grua që s’është hajde të kapim ndonjë…

Gjiknuri: Edhe mësuese edhe qytetare e mirë.

Rama: Fate Velaj ç’bën vazhdon fushatën dhe ai?

Gjiknuri: Vazhdon mbështet PS në çdo takim të gjithë ish deputetët por dhe deputetet janë aktiv, janë mbështetës për fushatën e kjo është gjë e mirë e frymë e mirë te PS

Rama: Okej bukuri unë po iki për në Korçë tani por ti e di Vlora nuk më ikën nga koka, më është fut edhe Durrësi tani në kokë, por Vlorën e kam të parën e di ti…

Rama: Mirë… mirë hajde forca ta bëjmë një tërmet atje


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë