Politike

Rama, bisedë veçmas me Mitsotakis gjatë Samitit të Proçesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama është fotografuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa bisedonin të veçuar diku në një nga koridoret e  brendshme të Piramidës, ndërkohë që në Tiranë po zhvillohej samiti i procesit të Berlinit.

Ky është takimi i parë i tyre që prej situatës të tensionuar mes Athinës dhe Tiranës për shkak të Fredi Belerit.

Më herët gjatë ditës, Mitsotakis para së të fillonte axhenda zyrtare e Samitit, nuk harroi të fliste për çështjen e Fredi Belerit, para mediave që prisnin në oborrin e kryeministrisë.

Kreu i qeverisë greke deklaroi se do të diskutojë me Ramën për Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohet ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëjë shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë