Politike

Rama: Bujqësia më pak e prekura, iu rritën eksportet për marsin

Qeveria thotë se masat kufizuese nuk cenojnë aktivitetin e fermerëve dhe blegtorëve, megjithatë Kryeministri Edi Rama thotë se janë vënë re disa çrregullime të tregut si pasojë e luftës kundër koronavirusit.

Duke cituar shifra zyrtare nga Drejtoria e Doganave, Rama thotë se situata e jashtëzakonshme nuk e pengoi aktivitetin bujqësor që të rritet me 18 përqind më shumë se një vit më parë për muajin mars.

“Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019”, deklaron Kryeministri.

Për Ramën, bujqësia dhe blegtoria në tërësi ka shfaqur një qëndrueshmëri dhe paralajmëron se fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht duke iu përshtatur masave individuale mbrojtëse ndaj koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë