Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama shprehet se operacioni i SPAK-ut dhe policisë ku u arrestuan 18 persona, është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.
Kreu i qeverisë thotë se organet e drejtësisë do të kenë mbështetje deri në fund.
“Operacioni i sotëm i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund”, shkroi Rama.
Një reagim në rrjetet ociale, për operacionin pati edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi në Tëitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje