Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama e kanë komentuar me qëndrime krejt të ndryshme. Herët paradite, Rama risolli në vëmendje të gjithë ata shqiptarë që kanë bërë emër jashtë vendit.
“Në këtë Ditë të Diasporës u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama, duke e përcjellë edhe me një video.
Pak orë më pas, Presidenti Ilir Meta e sheh këtë ditë në një këndvështrim krejt tjetër.
“Të dhënat zyrtare të Zyrës Europiane për Emigracionin bëjnë me dije se 64% të emigrantëve ilegalë në Europë, nga rajoni, janë nga Shqipëria.
Shumica e tyre janë të rinj, që sistemi aktual nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi.
Vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen”, shkruan Meta. Presidenti i Republikës kërkon reflektim për ndalimin e këtij fenomeni
“Ti themi ndal Shpopullimit të Shqipërisë”, është mesazhi kryesor i Metës
“…Është koha për restart! Të bashkohemi për Shqipërinë”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje