Dy drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë nisur drejt Uashingtonit, por me jo me të njëjtin avion udhëtimi. Kryeministri Edi Rama është nisur që të hënën drejt Uashingtonit, duke bërë një ndalesë në Vjenë, ndërsa kreu i shtetit u nis drejt SHBA-ve të martën, menjëherë pas takimit me delegacionin e Këshillit të Europës, të Kongresit të Autoriteteve Lokale.
Kryeministri Edi Rama mësohet se do të ketë takime atje me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Kryeministri që njeherësh mban postin e ministrit të Jashtëm, këtë takim e realizon edhe si kryetari i radhës së OSBE-së
Ndërkohë, sipas burimeve të Gazeta “Si”, Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve. Kreu i shtetit mësohet se do të takime edhe me kongresmenë dhe senatorë.
Pra më datë 8 politikanët shqiptarë do të marrin pjesë në këtë event të përvitshëm që organizohet nga Fondacioni për Miqësinë, mbledh çdo vit mijëra vetë nga e gjithë bota dhe tërheq veçanërisht evangjelistët. Çdo president amerikan që nga koha e Dwight Eisenhoëer ka folur në Mëngjesin e Lutjeve që kur filloi në vitin 1953. Edhe në këtë takim të radhës sipas traditës pritet të flasë edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Në SHBA mësohet se janë politikanët shqiptarë, kryerepublikani Fatmir Mediu, ministri Pandeli Majko dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kjo është hera e parë që Rama dhe Meta ndodhen së bashku në SHBA, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministrit janë tejet të acarta.
Nuk dihet nëse kjo vizitë e rastësishme mund të sjellë edhe ndonjë takim mes Ramës dhe Metës përtej Atlantikut, pasi pothuajse dy vitesh konfilikt që ka nisur që me refuzimin e dekreteve për ministrat, apo dhe pas nxjerrjes së dekretit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje