Interpelanca në Kuvend e kërkuar nga Partia Demokratike me Kryeministrin Edi Rama për krizën e çmimeve do të mbahet javën e ardhshme.
Ky është vendimi i Konferencës së Kryetarëve, që u mblodh pas dy kërkesave të opozitës për interpelancë me Ramën për çështjen e çmimeve.
PD kërkoi të enjten në interpelancë urgjente Ramën, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e rrëzoi kërkesën duke thënë se ajo nuk ishte paraqitur formalisht sipas rregullores së Kuvendit.
Rregullorja përcakton se kërkesat për interpelancat urgjente dorëzohen në Kuvend brenda orës 16:00 të çdo të hëne. Por, e hëna e javës së kaluar ishte pushim për shkak të Ditës së Verës. Megjithatë, Nikolla tha se kërkesa mund të ishte dorëzuar përmes postës elektronike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje