Politike

Rama do të takohet me Blinken në mes të shkurtit

Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Rama do të udhëtojë drejt SHBA me rastin e marrjes nga Shqipëria të mandatit dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nuk bëhen ende me dije temat e këtij takimi, por takimi vjen pak ditë pasi Rama deklaroi se “në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë” në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ky është takimi i dytë i Ramës me Blinken. I pari u mbajt në qershor të vitit të kaluar në Bruksel, pak ditë pasi Blinken njoftoi përmes një cicërime në Tëitter shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Në atë takim u nënshkrua edhe memorandumi i mirëkuptimit për sigurinë e rrjetit 5G.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë