Lajme

Rama: Doktoreshë Mona e Lul Artisti morën peng protestën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të dytën herë për protestën që po mbahet sot para Kryeministrisë. Ai shkruan se Kryemadhi dhe Basha zyrtarizuan pengmarrjen e protestës.
Këtë postim, kreu i qeverisë e ka mbyllur me një emoji duke vjellë.
“Forumet e Doktoreshë Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD-LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.


Disa minuta më pas, Rama pyeti studentët, kësaj radhe në “Instagram”, nëse do të takohen apo jo përpara festave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë