Nga Gazeta Si- Gati tre javë më parë kryeministri Edi Rama e cilësoi si të kryer nismën e Open Ballkan, të krijuar nga vetë ai së bashku me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Por kjo deklaratë e tillë duket se nuk ka kënaqur një prej nismëtarëve, Serbinë. Sot në takimin e zhvilluar në Tiranë me liderët e rajonit të Ballkanit, kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar për medat e vendit të saj se Open Ballkan do të vijojë.
“Sapo përfundova vizitën time në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Kishim dy tema, njëra sigurisht që është Ballkani i Hapur (OB) por edhe Samiti i Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nga Shqipëria në tetor të këtij viti, dhe për momentin Shqipëria është tërësisht e fokusuar në atë Samit dhe çfarë mund të bëjmë më tej pas samitit të fundit që ishte në Berlin. Gjithashtu diskutuam për iniciativat që kemi brenda OB-së që janë mjaft komplementare me samiti i procesit të Berlinit”, tha kryeministrja.
Ajo theksoi se Open Balkan vazhdon të ekzistojë, se vazhdon me iniciativa të përbashkëta dhe theksoi se vetëm tre ditë më parë është hapur ekspozita e përbashkët e OB në Qendrën Kulturore Serbe në Paris. Nismës Open Ballkan së krijuar në vitin 2019 iu bashkuan vetëm tre shtete, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Edhe pse pati ftesa, Kosova refuzoi praninë duke e cilësuar si një krijim të Federatës Jugosllave. Vetë Kurti mbështeste Procesin e Berlinit, nismën e ndërmarrë nga kancelarja e atëhershme gjermane Anxhela Merkel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje