Politike

Rama: Edhe KE të kthehet përmbys, Beleri nuk betohet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk i druhet një vetoje të Greqisë për integrimin e vendit nëse në mes është çështja “Beleri”

“Greqia nuk ka të drejtë për çështjen Beleri. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë de facto, siç nuk kemi humbur dhe kur na refuzuan hapjen e negociatave. Ne kemi vijuar me punën dhe nëse kemi një progres raport ndër më të mirët, kemi një progres në të gjitha ato çështje, kjo vjen vetëm sepse ne vijojmë punën. Në këtë proces të negociatave, vër njëri veton për arsye të brendshme është një çështje që ndodh shpesh në BE. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë. Ajo që ka ndodhur është se ne kemi pasur një proces screening që ka krijuar shumë respekt te të gjithë. E kemi realizuar me shpejtësi dhe saktësi pasi nuk e kemi humbur kohën”, tha Rama në emisionin “Debat” në A2CNN  

Më tej ai vijoi logjikën: “Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik

I pyetur nëse drejtësia po vepron me dy standarde për luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke përmendur rastin e Belerit dhe të kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Rama u shpreh se kjo nuk qëndron pasi në burg kanë përfunduar edhe nga radhët e mazhorancës dhe këtu solli edhe rastin e Safet Gjicit.

“E dyta, është njësoj si të krahasosh një shalqi me një kungull. Blerja e votës dhe kapja në flagrancë është një gjë dhe hetimi për një telefonatë që lidhet me lidhjen elektrike të një familjeje, është një gjë tjetër. Edhe ai i Rrogozhinës po hetohet. Në qeli sot, në paraburgim ka kryetar bashkie të zgjedhur në ato zgjedhje që mbahen atje për seks oral. Jemi në kushtet kur nuk bëjmë dot krahasime fare. Për blerje votash janë dënuar komisionerë të PS-së, janë dënuar, dënohen, ata që kapen dhe provohen. Thelbi në këtë histori është që Greqia nuk ka asnjë të drejtë. Ne kemi një drejtësi për të gjithë dhe jo e ndarë, nuk është një çështje e minoritetit”, tha ai

Rama tha se kjo drejtësi nuk është perfekte dhe se ka problemet e saj.  Rama nuk komentoi as ndryshimet ne qeveri dhe as ato që më herët ka renditur Berisha për këtë çështje.

“Sali Berisha? Kush është  ky? Ku punon? Nuk e njoh! Ça është Rithemelimi, se di, nuk jam i informuar”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë