Politike

Rama emëron zv-ministër Besart Kadinë, ish-sekretarin e Bashës për Sipërmarrjen e Lirë

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia do të jetë pjesë e qeverisë “Rama”. Ai është emëruar zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Besart Kadia është një nga 24 koordinatorët që Lulzim Basha prezantoi në vitin 2014 si pjesë e stafit të tij këshillues.

Megjithatë emri i tij nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 2017-ës.

Kadia ka qenë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar dhe sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD, ku në disa dalje publike të tij ai ka kundërshtuar edhe mënyrën se si PD-ja në qendër ishte organizuar konkretisht duke folur për pakënaqësi të tij lidhur me departamentet të cilat ai i konsideronte të panevojshme.

Prej kohësh, Kadia ishte shkëputur nga PD-ja dhe mëtonte të krijonte një forcë të re politike të djathtë.

Emërimi i tij si zv-ministër në kabinetin “Rama” duket si një vendim i papritur dhe po aq edhe pranimi nga ana e tij e një detyrë të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë