Në Konferencën Vjetore “State of the Union” kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria rrethohet nga kufijtë europianë, ndaj dhe nuk duhet lënë si një zonë gri, ku interesa dhe aktorë të tjerë të mund të ndërhyjnë.
Sa i përket Turqisë, Rama tha se ka marrëdhënie shumë të mira me këtë vend dhe me Presidentin Erdogan, por sipas tij, nuk ka asnjë ndikim të tyre në Shqipëri.
“Ndonjëherë është e mundimshme ta bësh të qartë, sepse ka opinione të ndryshme që vijnë nga jashtë lidhur me mënyrën si t’i qasemi Europës. Është shumë e qartë për ne që Europa nuk është alternativë, por është vendi që ka të njëjtën vlerë sot që ka pasur kur etërit themelues e përfytyruan. Për ne procesi i integrimit është një instrument fantastik për të modernizuar vendin tonë dhe për ta bërë Shqipërinë një vend të mirëfilltë europian, i gatshëm për t’u bërë anëtar i BE.
Kam një mendim të fortë, që Europa, BE, ka nevojë për ne, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Sa i takon Turqisë, kam opinionin tim të fortë që Turqia është themelore për sigurinë e BE dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Historia e marrëdhënieve është e ndërlikuar, por nuk ka dyshim, mendoj se Turqia është kyçe për sigurinë dhe sigurimin e BE. Por edhe BE është kyç për një Turqi më të fortë.
Kur vjen fjala te rajoni, por edhe te Shqipëria, më duhet ta bëj të qartë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë. Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia jonë me presidentin Erdogan është shumë e mirë, por dua ta bëj të qartë se nuk ka asnjë shenjë të asaj çka pretenduar e pretendojnë disa burime se Presidenti Erdogan e Turqia po ushtrojnë në Shqipëri e rajon. Kur shoh e lexoj lajme shumë të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ushtruar ndikim, nuk është e vërtetë. Kur bie fjala te xhamitë jemi shumë mirënjohës për të gjithë projektin e restaurimeve të trashëgimisë historike që kemi, qofshin këto xhami, kisha, etj. Kaq është. Gjëja tjetër është xhamia e Tiranës, ku kanë kontribuar për komunitetin mysliman, pasi kemi një katedrale të madhe ortodokse e katolike, por mungonte kjo xhami e madhe dhe komuniteti mysliman turk kontribuoi për këtë. Nuk shoh në asnjë lloj mënyre ndikim. Edhe sa i përket çështjes mes Turqisë e Greqisë, në asnjë moment dhe asnjëherë ne nuk kemi pasur asnjë shtysë nga ana turke për të bërë diçka”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje