Kryesocialisti Edi Rama u bëri thirrje mbështetësve që të vetëpërmbahen dhe të presin rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, pavarësisht se, siç tha ai, sondazhet dhe Exit Poll-et e nxjerrin Partinë Socialistë parti fituese sërish.
“Hamendjet, sondazhet, Exit Poll-et, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes”, tha Rama.
Rama falenderoi patronazhistët për punën e bërë dhe u kërkoi që tani të shlodhen e të presin rezultatin.
“Falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët dhe patronazhistet në të gjithë territorin dhe ata janë që e dinë më mirë se të gjithë të tjerët se kush ka votuar dhe kush jo dhe duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës dua të siguroj që të bindur janë edhe të tjerët në të gjitha zonat. tani është momenti për të gjithë rrjetin fantastik që të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e procesit”, vijoi ai.
Si kreu i Qeverisë me përgjegjësinë e madhe të mbarëvajtjes së këtij procesi, Rama vlerësoi procesin e votimit dhe bëri thirrje që në të njëjtën frymë të vijojë edhe procesi i numërimit.
“Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeveriosë vendin”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje