Politike

Rama: Fitoj vetëm! Ftesa për Bashën jo për të bërë Qeveri bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ftesa për bashkëpunim në drejtim të Lulzim Bashës nuk është thirrje për të qeverisur PS-PD, pasi ai ndan bindjen se më 25 prill shqiptarët do t’i besojnë shumicën për të qeverisur edhe një tjetër mandat i vetëm.

“Thirrja për t’u bashkuar është vetëdija ime se bashkimi është domosdoshmëri, bindja ime se dalja nga tuneli i pandemisë për ta bërë diellin për të gjithë, nuk është thirrje për të bërë një qeveri bashkë siç bëri Saliu me Liken nga halli kur nuk kishte votat, apo siç janë bashkuar partitë për interesa. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk do kërkojmë vota nga të tjerë, sepse më 25 prill do marrin shumicën e votave”, tha Rama.

Kryesocialisti thotë se përmes kësaj ftese synon që të sjellë një epokë të re në politikëbërjen shqiptare.

“Është thirrje për ta bërë politikën që t’u ngjajë shqiptarëve përballë tërmetit dhe pandemisë. Shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që e vuanin njësoj nga brenda. Politika duhet të bëjë që bashkimi të mos vijë nga halli, por nga detyrimi ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë”, sqaroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë