Pas udhëtimit në SHBA, Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në Twitter.
Një ditë më parë, qindra protestues u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe më pas para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë.
Protesta u përshkallëzua në përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Nga protesta e djeshme, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar, njoftoi se 9 punonjës të saj janë plagosur në mbrojtje të institucioneve shtetërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje