Politike

Rama: Gati të ulem me Metën, por jo për një datë imagjinare zgjedhjesh

gazetasi

Kryeministri Edi Rama u shfaq i gatshëm që të takohet me Presidentin Ilir Meta për çdo çështje, por jo për një datë zgjedhjesh që, sipas tij, nuk do jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar unë presidentin këto ditë të flasim për integrimin. Integrimi është një proces, ka një hartë veprimi, stacione, ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim mund të them që po kemi qenë së bashku në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit e unë do jem në çdo stacion ku është e nevojshme…”, tha Rama. Më tej, ai shtoi se do të ulet me Metën në çdo rast nevoje

“Patjetër në çdo rast që është e nevojshme për t’u ulur do ulemi, e kur presidenti e ka të nevojshme që të komunikojë me mua për integrimin apo për çdo temë tjetër, do komunikojmë, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, unë jam i gatshëm të ulem“, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë