Politike

Rama: Gjermania mbështet Ballkanin e Hapur, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin e ndezur për Ballkanin e Hapur.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se mbështje ndaj një nisme të tillë është edhe qeveria gjermane.

Ndër të tjera ai thekson se më e mira është që të gjithë palët të jenë bashkë siç e kërkon dhe Gjermania por kushtet e bëjnë të pamundur, pasi me zor nuk mund të marrin asnjë.

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë