Politike

Rama, grave të Matit: Nëse keni burrë demokrat, por që s’mbush, më 14 maj mbylleni në shtëpi

Kryetari i socialistëve, Edi Rama është ndalur në Mat. Gjatë një takimi me qytetarët, Rama u bëri thirrje të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta.

“Ata që sot rikthen rikërkojnë vota pa pikën e turpit, nuk kanë pasur asnjë sens të zhvillimit të qyteteve. I kanë ndarë njerëzit si mish për top, e kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, duke i trajtuar socialistët si komunistë, si persekutorë edhe pse për ironinë më të madh e të fatit dhe talljen më të madhe të atyre që kanë qenë të persekutuar, që kanë pasur të vrarë për shkak të komunizmit, në krye kishin një ultra komunist, jo nga ata të ndershmit, por nga ata që për karrierë dhe për ambicien për pushtet ishin gati të bënin çdo gjë, të ndërronin edhe maskën.

Sot që ajo maskë është ç’jerrë nga aleati më i madh i Shqipërisë SHBA dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar jo vetëm në SHBA, por në të gjithë Evropën, është e pakonceptueshme se si ka ende njerëz të ndershëm, por jo njerëz që janë të lidhur me interesa, ata janë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Ka akoma njerëz që i japin besim, votë dhe harrojnë”, tha ai. Më tej Rama tha ndër radhë:  “Edhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini që t’i marrim me vete përpara me 14 maj. Sepse ka shumë rëndësi. Unë e them gjithmonë, bashkia është grua, qeveria është burrë. Bashkia është njësoj si gruaja në shpi. Imagjino ju gra sikur të ikni një muaj ju dhe t’ia leni burrit gjitha punët se ca gjeni kur ktheheni. Ikni nga Mati gjitha gratë, shihni ca bëhet këtu. Do e gjeni Matin më mjekër më të gjatë se unë. Do i gjeni burrat rrugëve që s’do dinë më ku e kanë shpinë. Kështu është edhe bashkia, bashkia është nikoqirja e të gjithë komunitet. Amanet të gjitha gratë e këtyre demokratëve edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mbush, bindini gruan ta mbylli në shtëpi me 14 maj. Ta mbylli në shtëpi se është edhe një turp i madh shumë, i djathtë që nuk mbush edhe niset e shkon atje të fleta e votimit, bashkë fitojmë, Like floririt (Ilir Meta) Se s’kanë as emrin e atij tjetrit, atij i është zhduk emri këta duan me e mbajt akoma”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë