Në vetëm 30 minuta, mbi 30 mijë ndjekës të kryeministrit Edi Rama kanë parë postimin e këtij të fundit në faqen e tij në Instagram ku bën “hajgare” me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Rama ka shkëputur nga konteksti një pjesë nga intervista e kreut të PD-së dhënë për “News 24” .
“Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua të flas nga mëngjesi deri në darkë brockulla…”, thotë Basha që sa duket ka nënkuptuar Ramën.
“Dakord me ty”, është dixhitura e Ramës, pasi ka publikuar videon e Bashes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje