Kryeministri Edi Rama nuk përmendi emra konkret, por nga turi i falenderimit që zhvilloi në Vlorë, ai kërkoi “pastrim nga njerëzit e këqij” në Partinë Socialiste të kësaj dege. Ai e nisi kete proces me hipoteken.
“Hipoteka e Vlorës është turpi i PS së Vlorës dhe turpi i PS së Shqipërisë. Mora një shembull, ka edhe nga qeveria qendrore për njerëz që na kanë turpëruar, por këto shembuj na shërbejnë jo për të kthyer kokën pas dhe të themi që s’kemi punë, por të na shërbejnë që këto gjëra të mos ndodhin më dhe njerëzit e këqij të mos kenë më vend në asnjë vend ku PS do përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, se me kë janë krushk, apo komshi. Është e rëndësishme që në partinë e Vlorës të bëhet një reflektim dhe të jetë fytyra dhe dinjiteti, angazhimi dhe dashuria e atyre që votuan PS, jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lart duke i parë njerëzit nga lart poshtë. Njerëzit e mirë dhe të përkushtuar duhet ta gjejnë vendin”, tha Rama.
Më tej, Rama u ndal tek “pika e tij e dobët”, një qytet pa plehra.
“Ermali të marrë në krah të gjithë ata që duhen marrë në krah dhe ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër, por jo vitin tjetër. Duke filluar këtë sezon, nga çdo ditë e çdo natë, kryetar i Bashkimit me të gjithë, qoftë gjelbërimi, pastrimi, planifikimi të dalin të pastrojnë Vlorën, bashkë me deputetët se s’kemi parlament në gusht, merrni një uniformë pastrimi dhe punoni për Vlorën sepse Vlora duhet të largohet nga plehrat, nga kazanët me plehra që janë një shëmti e madhe dhe nuk justifikohen me asgjë, se nuk është Kina, një pëllëmb vend është për të mos mbajtur pastër dhe pastaj me radhë të gjitha të tjera”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje